Në total në Elbasan u prekën nga COVID-19 20 persona, nga të cilat Instituti i Shëndetit publik bën me dije se aktualisht janë duke u trajtuar vetëm dy pacientë, pasi 18 të prekur më parë janë shëruar tashmë plotësisht nga Coronavirus.

Edhe gjatë 24 orëve të funit nuk është konfirmuar asnjë rast i ri në Elbasan edhe pse vijojnë testimet. Edhe pse në Shqipëri numri i të infektuarve nga Covid-19 vijon të rritet, situata paraqitet e qetë përsa i përket qarkut të Elbasanit, pasi prej disa ditësh tashmë nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me koronavirus.

Që prej ditës së hënë qarku i Elbasanit është shpallur zonë e gjelbër dhe i është rikthyer normalitetit përsa i përket lëvizjes së lirë dhe hapjes së aktiviteteve të bizneseve. Nga data 18 në qarkun e Elbasanit do të lejohet edhe hapja e bareve dhe lokaleve.

Elbasaninews.tv