Në total në Elbasan u prekën nga COVID-19 20 persona nga të cilat Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se aktualisht është duke u trajtuar vetëm një person ndaj Covid-19, pasi 19 të prekur më parë janë shëruar tashmë plotësisht nga Coronavirus.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i ri në Elbasan edhe pse vijojnë testimet. Edhe pse në Shqipëri numri i të infektuarve nga Covid-19 vijon të rritet, situata paraqitet e qetë përsa i përket qarkut të Elbasanit, pasi prej disa ditësh tashmë nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me koronavirus.
Që prej ditës së hënë qarku i Elbasanit është shpallur zonë e gjelbër dhe i është rikthyer normalitetit përsa i përket lëvizjes së lirë dhe hapjes së aktiviteteve të bizneseve. Nga data 18 në qarkun e Elbasanit është lejouar edhe hapja e bareve dhe muzeve.
Elbasaninews.tv