Edhe këtë të premte Elbasani vijon me lajme pozitive përsa i përket situatës së shkaktuar nga pandemia e Koronavirusit. Gjatë ditës së djeshme janë marrë tamponët e 13 personave të cilat kanë rezultuar negativë.

Gjatë ditës së sotme është rritur numri i qytetarëve të cilët kanë dalë për të bërë blerjet pasi vendi do të jetë për më shumë se 48 orë në izolim total. Qeveria shqiptare vendosi ndalimin e lëvizjes së lirë përgjatë fundjavës dhe kjo ka bërë që të ketë lëvizje masive edhe pse dukshëm ka respektim të distancës.

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Elbasanit ka ndëshkuar me gjobë administrative 52 këmbësore si dhe ka ezulluar dy leje drejtimi.

Elbasani news.tv