Prej një jave në qytetin e Elbasanit nuk ka asnjë rast të ri me Covid-19, ku për fat të mirë tamponet e kryera për disa persona kanë rezultuar negativë. Numri i të prekurve mbetet 16, ndërkohë që ISHP pret përgjigjen për një rast të dyshuar.

Ndërkohë drejtoria e kujdesit shëndetësor parësor në Elbasan bën me dije se gjatë ditës së djeshme janë bërë 9 tamponë ritestim, të cilët kanë rezultuar negativë edhe në testin e dyre. Po ashtu nga kjo drejtori është marrë mostra e një rasti të ri të dyshuar si i prekur nga Covid-19 përgjidhet e të cilit pritet të vijnë në orët në vijim.

Në shifra të larta vijon të mbetet gjoba administrative ndaj këmbësorëve të cilët kanë thyer urdhërin e lëvizjes së lirë.

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë 38 këmbësorë të ndëshkuar me gjobë.

Elbasaninews.tv