ATSH-DPA/ – Hong Kong ndaloi sot edhe ngrënien në restorante, në mes të një valë të tretë të koronavirusit, që ka rezultuar në qindra raste të reja.

Masat e reja, të miratuara nga Këshilli Ekzekutiv në një mbledhje të jashtëzakonshme, gjithashtu detyrojnë mbajtjen e maskave në të gjitha hapësirat publike, jashtë dhe brenda, raportoi televizioni kombëtar i Hong Kongut.

”Hong Kong raportoi rreth 140 raste të reja sot dhe vdekjen e 20-të të lidhura me sëmundjen”, sipas gazetës ”Ming Pao”.

Sot ishte dita e gjashtë rresht e rritjes së infeksioneve në Hong Kong, që pak kohë më parë ishte lavdëruar për mbajtjen nën kontroll të shifrave në lidhje me koronavirusin./ a.jor.