Fasoneritë në vend janë kthyer në një vater infeksioni të koronavirusit. Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror thotë se ka vazhduar inspektimin e çdo subjekti që paraqet rrezik për përhapjen e COVID-19.
“Kemi kryer 70 inspektime në fasoneri sot. Tolerancë zero. Dy gjoba dhe dy pezullime aktiviteti në Durrës dhe Elbasan për fasonet që nuk zbatonin masat mbrojtëse.
Nga data 12 mars 2020 janë kryer 581 inspektime dhe monitorime në fasoneri. 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasonerive u është pezulluar aktiviteti”, thuhet një njoftimin e ISHSH.
/Ora News.tv/