ATSH-DPA/ – Qeveria izraelite vendosi sot të rivendoste një seri masash, përfshirë disa kufizime madhore gjatë fundjavës, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Takimet e mbi 10 personave në hapësira të mbyllura dhe më shumë se 20 jashtë, do të ndalohen, me disa përjashtime, duke filluar nga dita e sotme.

Ministritë do të jenë afër publikut, me kontakte të disponueshme në internet, dhe restorantet do të ofrojnë shërbime të shpërndarjes nëpër banesa.

Këtë fundjavë dyqanet jothelbësore, sallonet e modës, parukeritë, qendrat tregtare dhe pishinat publike do të mbyllen nga e premtja pasdite deri të dielën në mëngjes, ndërsa farmacitë dhe supermarketet mund të mbeten të hapura.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe kryeministri alternativ Benny Gantz do të diskutojnë për mbylljen e mundshme të shkollave gjatë fundjavës. /os/