Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete si pasojë e COVID-19 dhe rezultuan 31 të shëruar.
Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit MSHMS bëri të ditur se, janë kryer 871 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 49 qytetarë, në këto bashki: 21 në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Fier, 3 në Patos, Skrapar, 2 në Vlorë, Sarandë, Berat, 1 në Roskovec, Lushnjë, Mallakastër, Përmet, Gramsh.
Janë 225 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,812 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 maj 2022)
Raste të reja ditore 49
Të shëruar në 24 orë 31
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 871
Testime totale 1,816,684
Raste pozitive 275,534
Raste të shëruara 271,812
Raste Aktive 225
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 121
Fier 28
Vlorë 19
Shkodër 14
Elbasan 9
Lezhë 8
Berat 8
Gjirokastër 7
Durrës 5
Korçë 3
Kukës 3



























