Pandemia e Covid 19 është duke paralizuar qytete të mëdha dhe me ekonomi të konsoliduar në të gjithë botën, ndërsa për qytetet e vogla shqiptare kjo situatë po kthehet në shkatërrim.
Në një qytezë të vogël dhe të varfër si Cerriku, bizneset hasin vështirësi në kohëra normale, ndërsa tashmë mbijetesa e tyre është bërë e pamundur.
Shumica e bizneseve këtu janë biznese familjare, ku njerëzit përpiqen vetëm të mbijetojnë. Edhe pse janë lejuar të ushtrojnë aktivitetin, por puna është paralizuar totalisht.
Elbasaninews.tv