ATSH-AFP/ – Kompania kryesore e sigurimeve të shëndetit në Izrael theksoi se vaksina Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit ishte efikase me 94%, sipas një studimit të kryer me më shumë se një milion persona të vaksinuar.
Sipas kompanisë së sigurimeve Clalit, studiuesit kanë testuar 600 000 persona që kanë marrë dy dozat e rekomanduara të vaksinës dhe një numër ekuivalent të personave që nuk kanë marrë vaksinën.
“Kishte një reduktim me 94% të nivelit të infektimit simptomatik dhe një rënie me 92% të nivelit të sëmundjeve të rënda, krahasuar me 600 000 persona që nuk kishin marrë vaksinën”, theksoi kompania e sigurimeve.
“Efikasiteti i vaksinës është mbajtur në të gjitha kategoritë e moshës, duke përfshirë këtu edhe personat mbi 70 vjeç”, theksoi ajo.
Që prej mesit të dhjetorit, në mbështetje të një marrëveshjeje me gjigantin farmaceutik amerikan, Pfizer për ndarjen e të dhënave mjekësoretë digjitalizuara mbi efikasitetin e vaksinës, Izraeli ka vaksinuar më shumë se 3,8 milionë persona, 2,4 milionë prej të cilëve me dozën e dytë./ /ec/