TIRANË, 27 nëntor/ATSH/- Në fshatin Dardhë të Korçës, në lartësinë 1600 m mbi nivelin e detit kanë nisur reshjet e dëborës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se dora është me intensitet të ulët dhe nuk ka shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve ndërsa temperatura shënon 1 gradë celsius.

Firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete, kripë dhe skorje pasi parashikohet që reshjet të jenë të pranishme edhe në orët vijuese dhe ulje të temperaturave.

Këshillohet për drejtuesit e mjeteve lëvizje me shpejtësi të reduktuar dhe përdorim të gomave dimërore.

Në zonat e tjera të qarkut të Korçës po bie shi me intensitet të ulët, ndërsa akset nacionale dhe rurale janë të qarkullueshëm normalisht.