Pas publikimit të apelit në Tv Skampa i menjëhershëm ka qënë reagimi i qytetarëve elbasanas për të ndihmuar familjen Selimi. Veç qytetarëve të cilët ndihmuan me ushqime dhe vlerë monetare familjen edhe bashkia e Elbasanit dhe Shoqata A2B u gjenden menjëherë pranë saj
Qytetarë të thjeshtë, dhjetra të rinj në Elbasan dhe biznese janë ngritur në këmbë për të ndihmuar familjen Selimi, mjerimi i së cilës të rrënqeth.
Të gjendur vetëm mes katër mureve në një dhomë e cila vetëm emrin ka të tillë, familja s’mund të siguronte minimumin jetik për të ushqyer vajzen 9 muajshe.
Elbasaninews.tv