Mesfushori me tipare sulmuese i Totenhemit, Del Ali ka ndarë me fansat foto nga festa e ditëlindjes së tij të veçantë, sepse këtë herë iu desh ta kalojë në izolim. Anglezi e festoi ditëlindjen e 24-t në izolim, duke luajtur “Twister” dhe “Vendos bishtin te gomari”, lojëra të cilat ai i ka bërë i vetëm.

Për më tepër, Ali ka bërë dhe mish të pjekur, si dhe ka marrë dhe tortën e ditëlindjes që është me formën e një pulti PS4.

Mediat angleze raportojnë se Ali mendohet se po e kalon periudhën e izolimit me të dashurën e tij modele, Rubi Mai. Ajo postoi një foto të veshur me rroba banjo ngjyrë leopardi pranë pishinës në ditën e 10 të karantinës./Panorama/