ATSH/ Depozitat vijojnë tendencën e rritjes së fortë në muajin gusht, ndikuar edhe nga faktori i sezonit .

Stoku i depozitave arriti në 1.07 trilionë lekë (8.6 miliardë euro), në fund të gusht, me rritje prej 1.3% ose 14.3 miliardë lekë më shumë sesa muaji i mëparshëm korrik.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, efekti kryesor ka qenë nga kursimet në valutë që janë shtuar me gati 13 miliardë lekë, duke ndikuar në mbi 90% të rritjes së depozitave.

Sipas BSH-së, në fund të gusht depozitat në valutë përbënin 54% të totalit, duke shfaqur një tendencë të qartë kursimesh drejt valutës, ndonëse normat e interesit të kursimeve në euro janë pothuajse zero. e.xh//a.a/