Nisma “Familja për Familjen” e ndërmarrë nga ana e Bashkisë Elbasan është përqafuar nga shumë qytetarë elbasanas, ndërsa ditën e sotme pjesë e kësaj nisme është bërë dhe deputetja e partisë Socialiste, Evis Kushi.

Znj.Kushi është shprehur se vetëm të bashkuar dhe duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, shoqëria shqiptare mund të kapë ritmin që dëshiron në jetë. Sinkron Evis Kushi Deputete PS Vuajtjet dhe sakrificat janë një pjesë e anës njerëzore, por një kontribut sado i vogël, është një dritë në fund të tunelit.

Deputetja Kushi nuk ka nguruar pa përmendur edhe gadishmërinë e Bashkisë së Elbasanit, për të përballuar sa më mirë situatën e pandemisë Covit 19. S

Ndonëse në kohë pandemie, familjet me gjendje të rëndë ekonomike nuk po harrohen nga bashkia e Elbasanit, shoqatat partnere por edhe bashkëqytetarët e Elbasanit. Të shumtë janë ata persona që çdo ditë kontaktojnë, për të ndihmuar një familje në nevojë.

Elbasaninews.tv