Në kuadër të planit të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, grupet e punës të bashkisë së Elbasanit kanë vijuar me dezinfektimin e ambienteve publike dhe jo vetëm në qytetin e Elbasanit.
Ditën e sotme, grupi i punës ishte në kishën e “Shën Mërisë” në Kala, duke bërë dezinfektimin e ambienteve të jashtme edhe të brendshme.
Prifti i kishës “Shën Mëria” ka falenderuar bashkinë për punën që po bën, duke mbrojtur jetët e njerëzve nga ky virus që ka pushtuar botën. At Nikolla përgëzoi edhe qeverinë për masat e marra dhe lut që të kalohet sa më shpejt kjo situatë.
Bashkia e Elbasanit çdo ditë ka qenë pranë njerëzve në këto kohë të ëvshtira, duke iu gjendur pranë banorëve në të gjitha aspektet. Prioritet mbetet parandalimi i Covid-19.
Elbasaninews.tv