ATSH/- Me taksimin e sheshtë një infermier do tĕ paguante më shumë sesa paguan aktualisht me taksën progresive.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vite” në lidhje me detyrimet që duhet të paguajë një infermier apo infermiere sipas taksimit progresiv dhe atij të sheshtë.
 Rama ka publikuar edhe diferencën e kontributit që duhet të paguajë sipas taksës së sheshtë dhe asaj progresive.
“Me taksën e sheshtë 10% një infermier/e, do të paguante 78.000 lekë në vit. Sa paguan sot me taksën e drejtë progresive, 54.600 lekë apo 74.600 lekë ?, – pyet Rama.
Në storyn pasardhës publikohet edhe përgjigjja, ku me taksën e drejtë progresive sot, infermieri paguan 54.600 lekë në vit, duke marrë mbrapsht 23. 400 lekĕ në vit më shumë se më parĕ.