Një shkëndije elektrike në Fshatin Korrë, të Njësisë Administrative Funar, dogji dy shtëpi të familjeve Sollaku. Por, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Bashkisë së Elbasanit, e cila iu gjend pranë në këto ditë të vështira këtyre dy familjeve.

Ekipi i Emergjencave të Bashkisë së Elbasanit, i dha ndihmën e menjëhershme dy familjeve duke i pajisur me çadra për strehimin e përkohshëm, pajisje elektroshtëpiake, krevatë, ushqime etj. Ndërkohë, grupi i punës po bën vlerësimet e dëmit dhe në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak do të miratohet ndihma financiare.

Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Irland Sina, shkoi pranë këtyre familjeve, duke i shprehur ndër të tjera se do të kenë ndihmën e bashkisë së Elbasanit.

Në bashkëpunim edhe më Emergjencat Civile të qeverisë, Sina ka theksuar edhe faktin që në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak do të ndihmohen me ndihma financiare. Ndërkohë që një prej familjarëve të dëmtuar nga zjarri, shpjegon sesi u gjendën në qiell të hapur.

Bashkia e Elbasanit, gjatë gjithë kësaj kohe me të gjitha ekipet e saj në terren, është duke i’u gjendur pranë çdo familje në vështirësi, jo vetëm sa i përket këtij rasti, por edhe atyre në vështirësi ekonomike.

Elbasaninews.tv