Mungesa e rasteve aktivë me Covid-19, nuk do të thotë se ky virus është zhdukur plotësisht. Masat e distancimit social dhe mbrojtjes nga koronavirusi janë ende në fuqi, edhe pse në Elbasan duket se qytetarët i kanë injoruar ato dhe nuk tregojnë kujdes si më parë

Me konfirmimin negativ të tamponit të dytë të të infektuarit të fundit me koronavirus, Elbasani nuk ka më asnjë rast aktiv me Covid-19.

Edhe pse ata shprehen se do do të vijojnë t’i respektojnë rregullat e distancimit social, pamjet tregojnë të kundërtën. Qytetarët që lëvizin në grupe pa respektuar distancën dhe po ashtu pa masa mbrojtëse.  Ata që po i mbajnë maskat janë të paktë dhe arsyeja është frika nga kontakti me të tjerët.

Në total në qarkun e Elbasanit u testuan 400 persona nga të cilët pozitiv u konfirmuan 20 vetëm në bashkinë e Elbasanit.

Elbasaninews.tv