Sot bëhen 12 ditë nga greva e urisë së naftëtareve të Ballshit, gjendja e të cilave sa vjen e përkeqësohet.
Edhe pse gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar gratë janë shprehur se nuk do ta lënë grevën, dhe se pagat janë të panegociueshme.
Ato janë shprehur se presin një zgjidhje nga kryeministri Edi Rama ose nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Qytetarët e Fierit dhe puntorë të uzinës janë mbledhur përpara ambienteve ku zhvillohet greva në mbështetje të grave naftëtare. Në këtë tubim parashikohet të vendosin mbi hapat e tjerë që do të ndërrmarin.