Dita e enjte (sot) do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Në orët e mëngjesit do të kemi përsëri prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.

Më pas, gjatë ditës do të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare. Reshje shiu të karakterit lokal në zonën jugperëndimore të vendit.

Era nga Veriperëndimi 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 12m/sek, parashikon Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Temperaturat parashikohen:

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 5°C deri në 20°C

zoant e ulëta 7°C deri në 24°C

zonat bregdetare 11°C deri në 23°C

Newsbomb