ATSH/ Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor ka informuar se që nga implementimi i sistemit të ri të regjistrimit të vizitave të mjekut të familjes janë dixhitalizuar 2.107.148 formularë.
Ekspertët e FSDKSH thonë se dixhitalizimi mundëson plotësimin në kohë reale nga mjeku të formularit të vizitës si dhe akses në të dhënat shëndetësore të pacientëve nga mjeku i familjes.
“Që nga implementimi i sistemit të ri të regjistrit të vizitave të mjekut të familjes, deri tani janë digjitalizuar 2107148 formularë të vizitave, 238968 formularë të procedurave, 39459 formularë covid-19”, informojnë ekspertët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ata theksojnë ndër të tjera se përmes dixhitalizimit përfitohet akses në të dhënat shëndetësore të pacientëve. 8 695 profesionistë në Kujdesin Shëndetësor Parësor janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor afër vendbanimit. z.tosku/j.p/