ATSH/ Në bashkinë e Dropullit ka nisur puna për pastrimin e shesheve dhe rugëve të fshatrave.

“Aksioni i pastrimit do të përfshijë 42 fshatrat, të cilat janë në juridiksionin e bashkisë Dropull. Administratorët e Dropullit të Sipërm, Dropullit të Poshtëm dhe të Pogonit, të cilët mbikqyrin aksionin e pastrimit, kanë hartuar një plan të detajuar për patsrimin e rrugëve dhe shesheve të këtyre fshatrave”, – theksoi bashkia.

Sipas bashkisë, në dy ditët e fundit punimet u përqendruan në fshatrat e Lugarit dhe Frashtanit, ku u pastruan rrugët dhe hapësirat publike.

Pjesë e aksionit është edhe pastrimi dhe dezinfektimi i varrezave publike të këtyre fshatrave.