/ATSH/ Shqipëria ka siguruar medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, falë triumfit të mundësit Islam Dudaev. Mundësi Islam Dudaev triumfoi në kategorinë deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi suksesin e Dudaev një ditë historike për sportin shqiptar.

“Medalja e parë e arit për Shqipërinë në lojërat mesdhetare Taranto 2026! Islam Dudaev shkruan historinë duke fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 dhe duke i dhuruar Shqipërisë një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare! Një ditë historike për mundjen shqiptare! Një medalje që na bën të gjithëve krenarë!”, shkruan Gonxhja.

Dudaev u shpall fitues pasi kundërshtari i tij në finale, Fati Vejseli, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, u detyrua të tërhiqej për shkak të një dëmtimi.

/m.q/r.e/j.p/