ATSH/ Përpunimi i mallrave vijon pa ndërprerë në portin e Durrësit.
Mëngjesin e sotëm ka nisur përpunimi i shtatë anije tregtare, me rreth 44 mijë tonë mallra të ndryshme, ndërsa njëra prej tyre po shkarkon 276 konteinerë.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se nga anija “Searider”, e ankoruar në molin nr. 10 të Terminalit Lindor po shkarkohen afro 25 mijë tonë qymyr, ndërsa vetëm nga tre anije të tjera në Terminalin Perëndimor po përpunohen 13 mijë tonë grurë.
Në të njëjtin terminal po shkarkohen edhe 2,200 tonë rrotativa hekuri si dhe 3,731 tonë çimento.
Në ditët e ardhshme në portin më të madh të vendit priten 5 anije të tjera tregtare, me rreth 27 mijë tonë qymyr, grurë, skrap dhe ure./k.s//a.a/