Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar nga Qarku i Elbasanit. Djali i një çifti që ka biznese në qytetin e Përrenjasit është gjetur i pajetë në masivin pyjor të Stravajt.
Sipas burimeve zyrtare, 30-vjeçari Flori Albrahimi pasditen e të hënës është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar mysafir në fundjavë.
Ai ishte baba i një foshje 6 muajshe dhe jetonte në kushte shumë të mira në qytetin e Përrenjasit. Mbetet mister shkaku i vetëflijimit të tij, ndërkohë që në harkun e 60 minutave në Qarkun e Elbasanit janë rregjistruar dy vetëvrasje, pasi më parë i dha fund jetës biznesmeni Tan Sanço.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi A.S., 54 vjeç. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse ato të shkaktuara nga vetëvarja.

Ndërkohë në fshatin Stravaj , Librazhd, është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi F.A., 30 vjeç. Nga këqyrja paraprak e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse shenja të shkaktuar nga vetëvarja .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave ngjarjes.

Elbasaninews.tv