Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas, ku një vajzë 9-vjeçe ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

Të afërmit e saj për në një intervistë për “today”, thanë se vogëlushja kishte tre ditë që kishte rezultuar pozitive me Covid.

 

Tezja e Makenzie, Erica Gongora, tha 9-vjeçarja u ankua se kishte një dhimbje koke dhe dhimbje barku me të keqe.

Sipas tezes së 9-vjeçares, familjarët e kishin cuar në Qendrën Mjekësore të Ushtrisë Brooke për të bërë një test COVID, ku kishte rezultuar dhe pozitive.

“Më 1 shkurt, Makenzie filloi të ankohej se ndihej shumë e rraskapitur. Ajo shkoi të flinte herët atë mbrëmje. “Kunata ime e kontrolloi atë natën, ku kuptoi se ajo nuk po merrte më frymë”-tha ajo.