Një 84 vjeçar në Kavajë ka varur veten në shtëpinë e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orën 09:50, në lagjen Nr.5, te rruga e “Ferrave”.

Nuk bëhen me dije shkaqet që e kanë shtyrë të moshuarin drejt aktit të vetëvrasjes.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.