Me qindra histori suksesi të shqiptarëve nëpër  botë janë parë  përgjatë viteve të fundit, ku shumë të rinj pas studimeve në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë, kanë vendosur të jetojnë e punojnë larg vendit të tyre.

Një histori e ngjashme është edhe ajo e Xhesina Xhikës, një vajzë shqiptare e cila prej katër vitesh jeton në Dubai. E ftuar në një lidhje “Skype”  emisionin “Miremengjes Elbasan”, në Tv Skampa 25-vjeçarja ka treguar se prej dy vitesh ka punuar si stjuardesë ndërkohë vijon edhe trajnimin për pilote dhe pret të licensohet brenda këtyre ditëve.

Më tej Xhesina ka thënë se nuk e kishte menduar se mund të punonte në fushën e aviacionit.

 

Ndersa per familjen Xhika tregoi se e kane ditur qe ne fillim pasionin e saj dhe kjo deshire per tu bere pilote me shume i eshte bere habi mamas se saj qe mendonte se ska femra pilote ne kete bote por tashme eshte mbeshtetje teper e madhe si edhe e gjithe familja.

Kurse e gjithe vemendja si shqiptare qe jemi na shkon tek paga dhe kesaj pyetje mbi pagen ajo i eshte pergjigjur:

“Rrogat janë shumë të larta dhe varet nëse je oficer i parë apo kapiten. Në qoftë se je kapiten në shtet që paguhen më mirë mund të kenë një pagë plus – minus, 10 mijë euro”.

Edlira xherri/Elbasaninews.al