Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan vazhdoi sot me inspektime dhe monitorime në bashkitë Elbasan, Gramsh, Librazhd dhe Cërrik.

Në terren ishin pesë grupe inspektimi dhe u realizuan gjithsej 11 inspektime, kryesisht baxho, markete ushqimore, byrektore, thertore dhe 1 subjekt me aktivitet ruajtje/shpërndarje ushqimesh ku u asgjësuan konform legjislacionit në fuqi 4.3 ton produkte ushqimore jashtë afatit të përdorimit si Coca-Cola, çokollata etj.

Këto produkte u asgjësuan me kërkesën e vetë subjektit.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme është kryer edhe monitorimi i 3 subjekteve furra buke në bashkinë Cërrik , duke kontrolluar respektimin e masave për mbrojtjen nga infeksioni COVID-19.

AKU konstatoi se në subjektet e inspektuara dhe monitoruara gjatë shërbimit përdoreshin maska, doreza dhe dezinfektantë. Po ashtu ishte i afishuar plani i masave për parandalimin e infeksionit COVID-19.

Gjatë inspektimeve nuk u konstatuan shkelje të legjislacionit në fuqi.

Atsh