Rezervat e Shtetit i kanë dorëzuar Bashkisë së Elbasanit 260 pako ushqimore për familjet në nevojë, duke shënuar fazën e tretë të një procesi mbështetje që vijon tashmë prej rreth 3 muajsh.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, asistuan në magazinimin e ndihmave të cilat do të shpërndahen tek familjen me persona me aftësi ndryshe dhe tek ato familje me ndihmë ekonomike me 5 persona, ku tre prej të cilëve janë të mitur.

Shpërndarja ka nisur menjëherë në disa familje në nevojë në fshatin Pajun. Ministrja garantoi se këto familje nuk do të jenë asnjë moment vetëm deri në fund të kësaj lufte.

Bashkia e Elbasanit ka marrë në dorëzim ndihmat e sjella nga Rezervat e Shtetit për të vijuar më pas shpërndarjen në familjet e përcaktuara.

Elbasaninews.tv