ATSH/ Në kuadër të masave shtrënguese të ndërmarra nga qeveria për minimizimin e përhapjes së COVID-19 Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan vazhdon inspektimet në subjektet e tregtimit.
Sipas njoftimit të AKU, u inspektuan 8 subjekte dhe nuk janë gjetur shkelje.
“Në terren ishin tre grupe inspektimi ku u realizuan gjithsej 8 inspektime, 3 inspektime (tregetim me pakice PMB , Plehra, produkte të duhanit ) , 1 inspektim ne supermarketet ushqimore , 1 inspektim në njësitë e tregtimit të mishit ,1 subjekt përpunim/ambalazhim kafeje dhe 2 subjekte me aktivitet ruajtje/shpërndarje”, – tha AKU.
AKU shprehet se “gjatë inspektimeve u konstatua se në subjektet e inspektuara gjatë shërbimit përdoreshin maska, doreza dhe dezinfektante. Ishte i afishuar plani i masave për parandalimin e infeksionit COVID-19”./k.s/j.p/