Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijueshmëri të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, është i pranishëm çdo ditë në të gjithë territorin, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore, monitorimit rigoroz të masave të marra nga ana e subjekteve ushqimore, si dhe këshillimit të konsumatorëve për ruajtur distancën sociale gjatë blerjeve të ushqimeve.
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë kontrolleve në terren kanë vendosur një gjobë me vlerë 300,000 lekë, në një market ushqimor ku u konstatua tregtimi i produkteve të skaduara.
Përsa i përket Planit të marrjes së mostrave, janë marrë 9 mostra produktesh të ndryshme në Elbasan (bukë gruri, kripë të jodizuar dhe pije alkoolike), si dhe u bë bllokimi 620 kg produkteve ushqimore deri në daljen e përgjigjeve të analizave.
Gjithashtu, janë marrë mostra “farë bime” për analizim në Shkodër dhe 4 mostra për analizim sallatë jeshile në Berat. AKU ka kryer 272 kontrolle zyrtare dhe monitorime. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet dhe monitorimet rigoroze në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
Elbasaninews.tv