Bashkia Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Elbasan,  në kontekstin e 3 Dhjetorit- Ditës Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar ka zgjedhur që këtë vit të shkojë përtej aktivizimit në një ditë.

Kanë nisur tashmë prej disa ditësh takime të përbashkëta me institucione publike dhe jo publike (OJQ) me qëllim vazhdimin e sensibilizimit komunitar për këtë target grup dhe shërbimet aktuale që ofrohen në nivel lokal.

Këtë vit risia e këtyre sesioneve është dhe informimi mbi procedurat e reja të aplikim / vlerësimit sipas modelit bio-psiko-social ku aftësia e kufizuar vlerësohet dhe matet tashmë jo vetëm nga këndvështrimi mjekësor.

Gjatë 1 viti pilotimi të implementimit të këtyre vlerësimeve gjithëpërfshirëse dhe disa- disiplinare u vu re në nivel institucionesh por dhe popullatë nevoja për të organizuar sërish takime informuese por dhe dëgjesa për vështirësi specifike apo nevoja individuale të cilat do të adresohen pranë shërbimeve përkatëse me qëllim lehtësimin e procedurave për personat me Aftësi të Kufizuar dhe mbështetësit e tyre.

Në vijim Bashkia e Elbasanit ne bashkëpunimt me të gjitha institucionet, OJF-të, dhe nen kujdesin e vecante të kreut të  Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja do të vijoj jo vetem informimin por edhe dhenien e sherbimeve për të gjithë personat që i përkasin kësaj kategorie.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, është shprehur se institucioni që ai drejton i ka mbështetur dhe do të vazhdojë t’i mbështesë akoma edhe më shumë në rrugën e tyre sfiduese personat me aftësi të kufizuar.

 

Sipas Llatjes, në këtë ditë të gjithë mësuam se jo çdo shqisë ka vlerë më të madhe se personaliteti dhe kjo i bën këta njerëz të jenë një pjesë e veçantë e shoqërisë tonë.

Edlira XHERRI