Muzeu Etnografik i Elbasanit, ka çelur një tjetër ekspozitë në ambjentet aq historike dhe të vyera të saj. Bëhët fjalë për një ekspozitë me punimet e piktorit elbasanas Klaudio Garunja. Këndvështrimi rreth të përditshmes, mes realitetit, dëshirave dhe ëndërrave, ishin vendosur në fokus të një seri veprash të realizuara nga ana e autorit. Silva Belegu, drejtoreshë e Qendrës së Trashëgimisë Kulturore, është shprehur për Tv Skampa në lidhje me hapjen e kësaj ekspozite, çfarë synohet të arrihet, ndërkohë që ka theksuar edhe faktin e mbështetjes dhe promovimin e talenteve të reja.

Të gjithë pikturat e kësaj ekspozite kishin të veçantat dhe veçoritë e tyre, por vëmendjen në këtë ekspozitë e kanë tërhequr veçanërisht pikturat “Homo albanicus” dhe “Pirësi i duhanit të markës OQEAN”. E veçanta e pikturës “Homo albanicus” lidhet me faktin se është bërë prej dy figurash. Në figurë paraqitet një qytetar të rregullt me kostumin e tij, me këmishën e bardhë dhe një kravatë të verdhe. Piktura të jep përshtypjen se ai nuk mund të shkoj përpara kur dritat janë jeshile, sepse ai normalisht po shikon para dhe trupi e çon prapa. E njëjta gjë ndodh edhe kur drita është e kuqe.

Ndërsa tek piktura tjetër “Pirësi i duhanit të markës OQEAN” piktori Garunja ka sjellë një portret të një njeriu ku të dy hapësirat janë formuar nga një linjë pothuajse e drejtë, e cila në të vertetë është niveli i ujit. Portreti i vëtëm që ekziston në pikturë përfaqësohet nga një njeri i mbytur në det të hapur. Këtë e tregon jo vetëm pjesa e sipërme dhe të dy duart e ngritura, por gjithë plastika e qëndrimit të tij. Mbi kokën e kësaj figure mashkulli pa gjumë, në cep të kanavacës, shihet një portokall i cili duhet të jetë dielli që i ngroh të dy.