Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen 5 Maji në Elbasan. Sipas burimeve një grua e moshuar e cila jetonte e vetme, ka humbur jetën.

Mësohet se djali i saj i cili jetonte dy pallate më tutje e ka marrë në telefon, dhe ajo nuk është përgjigjur. Pas këtij veprimi, djali ka shkuar në shtëpinë e mamasë së tij dhe e ka gjetur të vdekur. Viktima është identifikuar si K. Arapi rreth 70 vjeçe.

Të moshuarës pritet që ti bëhet ekspertiza nëse është vdekje natyrale, apo ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Në vendngjarje ka shkuar policia, ambulanca dhe zjarrfikësja. Menjëherë në vendngjarje thuhet se ka shkuar edhe motra e saj.

Elbasaninews.tv