(Foto arkiv)

Kryetari i bashkisë së Ebasanit, ka mbledhur ditën e sotme Shtabin e Emergjencave Civile, në të cilën është bërë raportimi i situatës ku ekipet e bashkisë së Elbasanit janë duke punuar.

Duke ju referuar rastit të disa ditëve më parë ku një lokal qëndronte I hapur përtej rrgullave, Llatja tha se një situatë e tillë është e papranueshme dhe shkelësit nuk do të tolerohen.Kryetari i Bashkisë sqaroi gjithashtu procedurën që po ndiqet për të ndihmuar familjet në vështirësi neë këto ditë izolimi.

Por me gjithë masat e marra, ende vihen re grumbullime të mëdha në filialet e bankave dhe ato të postës. Këtë situatë e sqaroi drejtori i postës Elbasan.

NdĂ«rsa prefekti Maksim Malaj ka vlerĂ«suar nismĂ«n e bashkisĂ« sĂ« Elbasanit dhe u bĂ«n thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r t’iu bashkuar nismĂ«s qĂ« tĂ« ndihmojnĂ« sa mĂ« shumĂ« ata qĂ« kanĂ« nevojĂ«.

Nisur nga situata në të cilën ndodhemi edhe drejtori Rajonal i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ka dhënë lajmin e mirë se të gjithë tamponet e djeshme kanë rezultuar negativ.

Sikur e gjitha kjo të mos mjaftonte, policia bashkiake identifikoi sot në lagjen Aqif Pasha një lokal i cili qëndronte I hapur. Menjëherë u mor masa ndaj lokalit dhe pronari I tij së bashku me klientët u shoqëruan në polici.
Elbasaninews.tv