Prej disa ditësh në Elbasan dhe të gjithë Qarkun ka nisur një operacion humanitar për t’u shërbyer familjeve në nevojë, kryesisht në ndihma ushqimore. Vetë kryebashkiaku Gledian Llatja po asiston personalisht në këtë operacion.
Operacioni humanitar në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19 ka vijuar me shpërndarjen e pakove ushqimore pranë familjeve në nevojë në Elbasan, dhe në të gjithë qarkun.
Edhe ditën e sotme vëtë Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka asistuar në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë. Gjatë shpërndarjes së pakove Z.Llatja nuk ka nguruar pa shprehur mirënjohje për secilin individ apo biznes që po kontribuon në lehtësimin e shumë familjeve në nevojë në këto ditë të vështira.
Bashkia Elbasan është duke koordinuar një aksion të gjerë humanitar për t’u siguruar që çdo familje në vështirësi do të asistohet me pako ushqimore deri në kalimin e kësaj situate.
Ashtu si Bashkia e Elbasanit, edhe 7 bashki të tjera të Qarkut, kanë vijuar me këtë operacion dhe janë të fokusuara në dhënien e ndihmës për të gjitha familjet në nevojë, ndërsa duhët theksuar se të gjithë institucionet duke filluar që nga prefektura, janë në gadishmëri për çdo familje, pensionist apo të moshuar të vetmuar.
Elbasaninews.tv