Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka nënshkruar ditën e sotme Memorandumin e Mirëkuptimit midis Bashkisë dhe Shkollës Profesionale Elbasan.
Kryebashkiaku Llatja, theksoi se kjo marrveshje u realizua për të hapur dyert e praktikave profesionale për të rinjtë e qytetit. Z.Llatja se bashku me Leonidha Haxhinikolla, drejtor i shkollës profesionale bën me dije gjithashtu se ky bashkëpunim do të ndihmojë nxënësit e shkollës të fitojnë përvojë praktike dhe të përgatiten për tregun e punës, ndërkohë që mbështesim zhvillimin profesional të mësuesve dhe kontribuojmë në një të ardhme më të qëndrueshme për qytetin tonë.
Statusi plotë;
” Nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit midis Bashkisë dhe Shkollës Profesionale Elbasan për të hapur dyert e praktikave profesionale për të rinjtë tanë Ky bashkëpunim do të ndihmojë nxënësit e shkollës të fitojnë përvojë praktike dhe të përgatiten për tregun e punës, ndërkohë që mbështesim zhvillimin profesional të mësuesve dhe kontribuojmë në një të ardhme më të qëndrueshme për qytetin tonë.”
Shkolla profesionale në Elbasan çdo vit nxjerr qindra profesionistë në drejtime të ndryshme, ndërsa bashkëpunimi me bizneset ndikon në punësimin e menjëhershëm të tyre. Aktualisht shkolla profesionale e Elbasanit ofron drejtimet Shërbime Mjetesh transporti, TIK, Hoteleri Turizëm, Mekanik I Përgjithshëm, Ekonomi Biznes, Termo Hidraulik, Elektronikë, Tekstil Konfeksione, ndërtim etj.
Elbasaninews.al Edlira Xherri