Në Fakultetin Ekonomik, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” ka nisur punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me titull “Kërkimet moderne dhe tendencat në ligjin ekonomik dhe politika sociale.”
Konferenca e nis nisi plot 10 vite më parë, është kthyer në nja traditë për Fakultetin Ekonomik të Elbasanit duke sjellë vit pas viti risi dhe zhvillimin në kërkimin shkencor dhe punën akademike.
Dekania e Fakultetit Ekonomik Imelda Sejdini theksoi qëllimin dhe rolin e kësaj konference:
Nga ana e saj Ministrja e Arsimit Evis Kushi vlerësoi të tilla organizime të konsoliduara tashmë dhe me një traditë të shkëlqyer duke vënë theksin tek politikat që Ministria e Arsimit po ndjek për rritjen e kapaciteteve të universiteteve shqiptare.
Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Skënder Topi vlerësoi punimet gjithnjë e më të mira shkencore që paraqiten në këto konferenca duke bërë apel për shtimin e mëtejshëm të të tilla aktiviteteve.
Komisioneri kundër diskriminimit Robert Gajda bëri apel për shtimin e bashkëpunimeve që Universiteti duhet të ketë me institucione të ndryshme, sidomos institucione të pavarura.
Disa nga punimet akademike të prezantuara në këtë konferencë janë “Vlerësimi i ndikimit të proceseve inflacioniste në kreditimin në Bullgari”; “Kriza energjetike dhe impakti në ekonominë shqiptare”; “Evoluimi dhe performanca e punonjësve të shëndetësisë”; “Pandemia dhe njoftimet për punë” etj
Edlira XHERRI