Në vijim të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në Elbasani vijon shpërndarja e pakove ushqimore në familjet në vështirësi ekonomike.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka asistuar vetë në shpërndarjen e pakove ushqimore në fshatrat Balëz, Katund i Ri dhe Kusarth.
Gjatë këtij operacioni solidariteti i’u është dhënë ndihmë 75 familjeve shumë në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar me pako ushqimore, barna mjekësore e materiale higjeno-sanitare.
Sinkrone Operacioni i solidaritetit tashmë ka hyrën në fazën e dytë, si vijimësi i ndihmës për familjes që kanë më së shumti nevojë si dhe pensionistëve të vetmuar. Vec Bashkisë së Elbasanit, edhe bashkitë e tjera të qarkut vijojnë cdo ditë të ndihmojnë familje në nevojë, me pako ushqimore dhe nevoja të tjera bazë.
Elbasaninews.tv