PASHKËT FESTOHEN NË SHTËPI
Pandemia privon njerëzit për të kryer ritualin e përvitshëm
Të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes, kisha “Shën Mëria” në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit, duhet të mbushej me besimtarë orthodhoksë për të festuar pashkët. Kështu do të ndodhte në një situatë normale, ndërsa tani besimtarët duhet ta festojnë ringjalljen e Krishtit në shtëpitë e tyre dhe pa bërë ritualin e përvitshëm. Prifti i kësaj kishe me vlera të mëdha edhe historike, At Nikolla Marku, pohon për TV Skampa se besimtarët mund të luten në shtëpitë e tyre, sepse shtëpia e Zotit është kudo.
At Nikolla Marku uron gjithashtu të gjithë besimtarët orthodhoksë, duke u lutur që kjo situatë e vështirë të kalojë sa më parë.
Për shkak të pandemisë Covid 19, të gjitha ritet fetare nuk kryhen më nëpër institucionet fetare, por besimtarët i zhvillojnë ato në shtëpitë e tyre.
Elbasaninews.tv