100 punëtorë të një fasonerie në Elbasan kanë protestuar sot pasi nuk e kanë përfituar pagën e luftës. Edhe pse puna e tyre u ndërpre dy muaj më parë ata nuk patën as një mbështetje financiare, ndërsa sot enden nga njëri institucion tek tjetri për të gjetur një zgjidhje për pagën e luftës të cilën, me pa të drejtë, siç thonë ata, nuk e përfituan.

Edhe pse paga e luftës është një ndihmë e vogël, për këto familje do të ishte një ndihmesë e madhe, duke marrë parasysh që një pjesë e mirë e tyre nuk kanë asnjë mundësi tjetër jetese, për të mos folur këtu për pagesat e kredive dhe qerave.

Elbasaninews.tv