Tregu i fruta perimeve, tregu kryesor i Elbasanit u mbyll një muaj më parë në kuadër të masave kundër përhapjes së covid 19. Tashmë Bashkia e Elbasanit ka vendosur ta hapë këtë treg, por në masa të rrepta sigurie. Kryetari i Bashkisë dhe Prefekti i qarkut inspektuan sot funksionimin e këtij tregu.

Në treg nuk lejohet të hysh pa maska dhe doreza, është vendosur dhe aparatura e dezinfektimit ndërkohë që tregu ëhstë bërë me një hyrje dhe një dalje, të gjitha të kontrolluara me polici bashkiake.

Pasi kalohen punonjësit e policisë bashkiake të cilët kontrollojnë për maska dhe doreza, klienti duhet të dezinfektohet këtu përpara se të hyjë.

Hyrja dhe dalja janë të vijëzuara sipas drejtimit të lëvizjes ndërkohë që tregtarët janë të vendosur në një largësi mbi 1.5 metra nga njëri tjetri.

Tregu u rihap vetëm pas krijimit të të gjitha kushteve të sigurisë, qoftë për tregtarët, qoftë për klientët, por edhe për të mbrojtur qyterarët nga rritja abusive e çmimeve nëpër dyqane. Tashmë do të fillojë edhe hapja e tregjeve të lagjeve, edhe këto në masa sigurie.

Elbasaninews.tv