Gjatë 24 orëve të fundit ISHP Elbasan ka marrë tamponët në 6 persona të dyshuar si të infektuar nga COVID-19  .Pas shfaqjes së simptomave specilaistët e ISHP kanë marrë testet e 6 qytetarëve në bashkinë e Elbasanit .

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritu përgjigjet e tyre dhe janë që të 6-të negativë.

Sot bëhen dy muaj që nga konfirmimi i rastit të parë më koronavirus në vendin tonë dhe që prej datës 12 Mars kur u konfirmua rasti i parë në bashkinë  Elbasan janë 20 raste të konfirmuara pozitive me Covid-19.

Pas trajtimit 17 pacientë e kanë fituar betejën me këtë sëmundje dhe aktualisht vetëm 3 janë ende aktivë. Ditën e hënë për shkak të ecurisë pozitive bashkia e Elbasanit i bashkohet hartës së bashkive të gjelbra në qarkun e Elbasanit.

Elbasaninews.tv