Dy raste te reja me COVID19 shenohen ne Elbasan.

Elbasani shënon rritje të të infektuarve me koronavirus, teksa dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar sot. Mësohet se të infektuar me koronavirus kanë rezultuar një çift bashkëshortësh nga 62-vjeç .Ata jane banues ne lagjen 5 maji. Numri i te prekurve shkon ne 18.

Drejtoria e kujdesit shëndetësor parësor është duke bërë hetimin epidemioligjik të dy bashkëshortëve për të kuptuar se nga ku janë infektuar. Ndërkohë, për të bërë të mundur sigurinë e qytetarëve bashkia e Elbasanit ka dezinfektuar banesën dhe zonën ku janë shfaqur dy rastet e reja me Covid-19.

Elbasaninews.tv