Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë gjithë vendin, pritet të sjellin anomali në furnizimin me ujë të pijshëm, si pasojë e ngrirjes së tubacioneve. Ujësjellës Kanalizime Elbasan bashkë me strukturat që kanë në varësi si dhe në koordinim të plotë e të vazhdueshëm me pushtetin lokal dhe qëndror do të ketë angazhim maksimal.

Nga ana e UK Elbasan, me urdhezimin e Administratorit Leli Kaja, janë marrë masa që të gjitha grupet e mirëmbajtjes dhe stafi do të jenë në gadishmëri 24 orë gjatë gjithë periudhës së emergjencës.

Për Televizionin Skampa, Zv Administratori I Uke, Julian Dervishi shprehet se në këtë situatë është shumë e rëndesishme te zbatohen te gjitha këshillat.

 

Ujësjellës Kanalizime Elbasan, njofton të gjithë banorët për marrjen e disa masave parandaluese për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës, përfshirë dhe matësat e ujit, në mënyrë mos dëmtimin e tyre si pasojë e kushteve atmosferike.

 

 

Ujësjellës Kanalizime Elbasan ben me dije gjithashtu se inxhinieret dhe specialistët e terrenit janë në gadishmëri të plotë në shërbim të cdo qytetari. Po ashtu, këshillohet që të lihen çezmat hapur për disa minuta që uji të mos ngrijë.

EdliraXHERRI