Kur kanë kaluar tashmë dy muaj nga konfirmimi i rasteve të para më Covid-19 në vendin tone, në Elbasan u prekën në total 20 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit ISHP Elbasan nuk ka marrë asnjë tampon, një tregues pozitiv kjo për situatën në vijimësi. Nga 20 të konfirmuar tashmë betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 17 persona dhe aktualisht vijojnë të jenë me koronavirus 3 persona, përkatësisht, 50, 62, 84 vjeç.

Në rang qarku Instituti i Shëndetit Publik ka marrë rreth 400 tamponë dhe të konfirmuar pozitiv rezultuan vetëm 20. Testimet e bëra në bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit rezultuan negative.

Sipas të dhënëave të fundit, duket se qarku i Elbasanit po shkon drejt normalizimit përfundimtar. Përsa i përket lëvizjes së lirë, me përfshirjen në hartën e gjelbër, Elbasani nuk do të jetë më nën kontrolle të rrepta përsa i përket lëvizjes, pasi duke filluar nga sot nuk do të ketë masa ndëshkuese administrative.

Elbasaninews.tv