Qytetarët elbasanas në këto ditë të vështira në të cilën gjendet vendi, po tregojnë më së miri që bamirësia nuk varfëron. Të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë përqafuar mënjëherë nismën e bashkisë së Elbasanit, “Familja për Familjen” për të ndihmuar fqinjin e tyre dhe jo vetëm. Së fundmi kësaj nisme i ësahtë bashkuar Albtelecom Albania duke ndihmuar 30 familje, Alba dhe Ledia.
Që prej ditës së parë të zbulimit të rastit 0 me Covid-19 në vendin tonë, Bashkia e Elbasanit u angazhua maksimalisht për të ndihmuar familjet në nevojë. Për më shumë se një muaj çdo ditë bashkia e Elbasanit bashkë me organizatat partnere janë kudo ku është nevoja për ushqime, pako sanitare apo dërgimin e pazareve në shtëpi. Ndërsa nisma u ndërmor për ta zgjeruar ndihmën e familjeve në nevojë në një nivel më të gjërë.
Elbasaninews.tv