Bllokimi i makinave në këto ditë karantine, ka bërë që qytetarët e Elbasanit t’i rikthehen përdorimit të biçikletave. Të shumtë janë ata të cilët kanë zgjedhur të lëvizin me biçikletë këto ditë, duke pasur përfitime jo vetëm në shëndet, por duke ndihmuar edhe në reduktimin e ndotjes në vend.

Nga ana tjetër përdorimi i biçikletave ka bërë që riparuesit dhe tregtarët e tyre të jenë ndër të vetmet biznese të cilët janë duke lulëzuar këto kohë.

Abaz Kovaçi, një riparues biçikletash, ai tregon se puna ështe shtuar shume këto ditë izolimi pasi qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lëvizim me automjete dhe për këtë arsye kanë përdorur biçikletat.

Veç përfitimeve vetjake, Abazi u ben apel të rinjve që të vazhdojnë ta përdorin biçikletën edhe pas periudhës së izolimit, pasi është një traditë e hershme e qytetit të Elbasanit.

Aktualisht në qyteta janë krijuar korsi të veçanta për të gjithë ata përdorues të biçikletave.

Elbasaninews.tv